Sistemi i cilësisë

Garanci e saktësisë përmes standardeve ndërkombëtare.

Shtyllat e cilësisë sonë

Sistemet dhe proceset që garantojnë besueshmërinë e rezultateve

Akreditimi ISO 15189

Standarti ndërkombëtar specifik për laboratorët mjekësorë që mbulon kompetencën teknike dhe sistemin e menaxhimit.

Kontroll i brendshëm cilësie (IQC)

Çdo ditë kryejmë kontrolle cilësie me materiale referente për të verifikuar saktësinë e pajisjeve dhe reagjentëve.

Kontroll i jashtëm cilësie (EQAS)

Marrim pjesë në programet ndërkombëtare të kontrollit të jashtëm të cilësisë për krahasim me laboratorë të tjerë botërorë.

Procedura standarde (SOP)

Çdo proces laboratorik ndiqet sipas procedurave standarde të dokumentuara dhe të aprovuara.

Procesi laboratorik

Nga marrja e mostrës deri te raportimi - çdo hap kontrollohet

01

Marrja e mostrës

Mostra merret sipas protokollit standard me identifikim unik.

02

Transporti

Transportohet në kushte optimale temperature dhe kohore.

03

Pre-analitika

Centrifugimi, etiketimi dhe përgatitja sipas SOP.

04

Analiza

Kryhet me pajisje të kalibruara dhe reagjentë të certifikuara.

05

Validimi

Rezultatet valodohen nga specialist i mjekësisë laboratorike.

06

Raportimi

Raporti lëshohet me vlerat referente dhe interpretimet.

Certifikimet tona

Biohit mban certifikime ndërkombëtare që garantojnë standardin më të lartë.

ISO 15189:2022

Laboratorë mjekësorë

ISO 9001:2015

Menaxhim cilësie

EQAS

Kontroll i jashtëm

Mëso më shumë