Risia e radhës në Biohit është realizimi i elastografisë së heparit. Ky ekzaminim kryhet me pajisjen më bashkëkohore ekografike LOGIQ S8 të kompanisë GE Healthcare. Shear Wave Elastography është një teknikë e fuqishme dhe e aftë për vlerësimin e rigiditetit (fortësisë) së mëlçisë gjatë fibrozës. Me anë të kësaj teknike bëhet vlerësimi dhe stadifikimi i saktë i nivelit të fibrozës së mëlçisë, gjë që orienton mjekun në përdorimin e skemës së duhur të trajtimit.
Tashmë i qëndrojmë akoma më pranë pacientëve me sëmundje kronike të mëlçisë, duke ju dhënë atyre një mundësi diagnostikimi të saktë dhe për rrjedhojë edhe mundësinë për t’u mjekuar në mënyrën më të përshtatshme.
Elastografia e heparit me teknikën Real Time Shear Wave Bidimensionale. Biohit sjell risinë më të fuqishme për vlerësimin e nivelit të fibrozës së mëlçisë.